10:50 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sot, ngjarja e madhe e Apple, a do të zbulohet iPhone 12-ta dhe cilat modele do të publikohen sonte

Nga ora 19:00 pasdite, Apple sot do të mbajë ngjarjen e madhe vjetore të saj. Kompania e famshme teknologjike do të zbulojë disa nga modelet e saj të reja.

Një iPad i ri dhe një Apple Watch model surprizë, do të publikohen sot në këtë ngjarje.

Ka pasur shumë dilema nëse Apple sot do të zbulojë iPhone 12-n, por mësohet se kjo është shtyer për në muajin tetor, shkruan Indeksonline.

Apple Watch, modeli i ri pritet të jetë diçka fantastike. Seria e 6-të e saj thuhet se mund të monitorojë oksigjenin si edhe mund të gjurmojë gjumin.

iPad i ri që do të zbulohet sot do të jetë me ekran 10.8 inç dhe do të ketë një port USB-C, ashtu si modeli Pro./Indeksonline/