07:02 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019

Sot nis numërimi i votave të ardhura me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se sot do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë.

Numërimi i këtyre votave do të fillojë prej orës 10:00, ndërkohë që KQZ më herët kishte bërë të ditur se nga diaspora kanë ardhur rreth 15.500 zarfe.

Ndryshe, sipas rezultateve të votave të rregullta të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.49 për qind, para LDK-së me 24.82 për qind, PDK 21.24 për qind, koalicioni AAK-PSD 11.57 për qind, koalicioni Nisma-AKR-PD  4.96 për qind.