11:38 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Sot një muaj u bë konstituimi i Kuvendit, deputetët morën pagën e parë, pa bërë asgjë

Sot janë bërë 30 ditë që nga konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Shkruan IndeksOnline.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Vela, ka thënë se 120 deputetët kanë marrë pagat e tyre të para pa bërë asnjë punë përmbajtësore që lidhet me funksionimin e Kuvendit.

Madje, Vela ka shtuar se kjo kryesi e Kuvendit është më e ngathëta që nga ajo e 2001.

“Nëse vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit është i pakthyeshëm, do t’ishte e udhës që të funksionalizohej puna e Kuvendit sa më parë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Kryesia e Kuvendit – shprese e perzier me dembeli

Neser behen 30 dite nga konstituimi i Kuvendit te Kosoves. Gjate ketyre 30 diteve, 120 deputete jane mbledhur vetem gjate seances konstituive dhe nuk kane mbajtur asnje takim tjeter. Megjithate, deputetet kane marre pagat e tyre te para pa bere asnje pune permbajtesore qe lidhet me funksionimin e Kuvendit.

Kjo perberje e Kryesise se Kuvendit eshte me e ngathta qe nga ajo e vitit 2001. Jane bere 29 dite nga konstituimi i Kuvendit dhe ende nuk jane krijuar komisionet parlamentare. Nese vendimi per zgjedhjen e kryetarit te Kuvendit eshte i pakthyeshem, do te ishte e udhes qe te funksionalizohej puna e Kuvendit sa me pare.