12:36 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Sot Norvegjia kremton Ditën e Kushtetutës

Sot më 17 maj, Norvegjia kremton 206 vjetorin e miratimit dhe nënshkrimit të Kushtetutës norvegjeze, ngjarje kjo e cila ka ndodhur në Eidsvoll.

Mes norvegjezëve, kjo ditë përmendet si syttende mai (“Shtatëmbëdhjetë maj”), Nasjonaldagen (“Dita Kombëtare”) ose Grunnlovsdagen (“Dita e Kushtetutës”), megjithëse kjo e fundit është më pak e shpeshtë.

Kushtetuta e Norvegjisë u nënshkrua në Eidsvoll më 17 maj të vitit 1814.

Kushtetuta ka deklaruar që Norvegjia të jetë një mbretëri e pavarur.

Norvegjia ndihmoi edhe Kosovën në shtetbërjen e saj dhe ishte një ndër shtetet e para që e njohën Pavarësinë e Kosovës./Indeksonline/