07:13 / E Martë, 26 Tetor 2021 / OSH

Sot numërohen votat me kusht

Zëdhënësi i Komisioni Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, ka thënë se numërimi i votave me kusht në zgjedhjet lokale do të fillojë sot..

“Mund t’ju konfirmoj se të martën, në orën 11:00, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta”, tha ai.

Numërimi fillon nëntë ditë pasi u mbajtën zgjedhjet lokale, gjegjësisht më 17 tetor.