08:07 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Përfundon sot një proces i rëndësishëm i zgjedhjeve, KQZ-ja jep detaje!

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka konfirmuar numrin e rinumërimit votave të vendvotimeve.

Sipas tij, deri tashti janë rinumëruar votat e 469 vendvotimeve apo rreth 87% e votave të 530 vendvotimeve të parapara për rinumërim.

Tutje, ai theksoi se kanë mbetur edhe 61 vendvotime për t’u rinumëruar votat plotësisht.

Ky proces pritet të përmbyllet deri në përfundim të ditës së sotme”, ka deklaruar ai për Indeksonline