09:59 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / Gj. Sh

Sot pritet të mësohet e ardhmja e Lionel Messit

Ditën e sotme pritet që Lionel Messi të vendos për të ardhmen e tij.

Sulmuesi argjentinas me shumë gjasë do të largohet nga PSG-ja, dhe sot ndaj Clemontit do të jetë ndeshja e fundit me klubin francez, shkruan IndeksOnline.

Babai i Messit, Jorge Messi, kishte deklaruar se do të zbulonte të ardhmen e tij pasi të përfundojë sezoni me PSG.

Dilema e vetme për 35-vjeçarin është nëse do të vazhdoj të luaj në Evropë apo të provojë një aventurë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Arabinë Saudite.

Për Messin kanë shprehur interesim ish-skuadra e tij Barcelona, Inter Miami dhe Al Hilal./IndeksOnline/