09:40 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sot shorti për eliminatoret e Euro 2020 – çfarë për Kosovën?

Sot në Dublin, saktësisht në ”Convention Centre” do të hedhet shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian, ”Euro 2020”.

Edhe Përfaqësuesja kosovare do të jetë pjesë e këtij shorti, ani pse tashmë është kualifikuar në ”Final Four” të Ligës D.

Djelmoshat e Bernard Challandes janë në vazon e pestë për eliminatoret e Evropianit 2020 së bashku me Maqedoninë, Bjellorusinë, Luksemburgun, Armeninë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Moldavinë, Gjibraltarin e Ishujt Faroe, shkruan IndeksOnline.

Por, bonus për Kosovën është se mund të kualifikohet drejtëpërdrejtë nga Liga e Kombeve, pasi që e fitoi Ligën D duke dalur në ”Final Four”.

Kujtojmë se Kosova e fitoi Ligën D pas gjashtë ndeshjeve, ku mori katër fitore dhe dy barazime.

Kombëtaret evropiane janë ndarë në 6 vazo në total, të cilave i shtohet edhe ajo e Ligës së Kombeve, ku janë Holanda, Zvicra, Portugalia dhe Anglia, që në qershor do të diskutojnë edhe trofeun e këtij kompeticioni të ri të UEFA-s.

Në fazën eliminatore, Kombëtaret do të ndahen në 10 grupe – 5 do të jenë të përbëra nga 5 skuadra, ndërsa 5 të tjerat me nga 6 skuadra. Kualifikohen për më tej 20 skuadra -dy të parat e çdo grupi, që do t’iu bashkohen 4 skuadrave të dala nga fazat finale e Ligës së Kombeve.

Vazoja e parë: Anglia, Portugalia, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.

Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.

Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.

Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Mali i Zi, Estonia, Hungaria dhe Rumania.

Vazoja e pestë: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjilbraltari, Kazakistani, Kosova, Luksemburgu, Maqedonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.

Vazoja e gjashtë: Andora, Letonia, Lihtenshtajn, San Marino dhe Malta./IndeksOnline/