13:54 / E Diele, 02 Janar 2022 / MSH

Sot “super derbi” Chelsea-Liverpool

Premier League për të gjithë futbolldashësit do të servojë një derbi të madh.

Në “Stamford Bridge” përball njëri-tjetrit do të gjenden Chelsea dhe Liverpool.

Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 17:30.

“Blutë e Londres” gjenden në vendin e dytë me 42 pikë derisa “The Reds” gjenden në të tretin me një pikë më pak pra me 41.

Fitorja eventuale e ekipit të Jurgen Klopp do të bënte që skuadra e Thomas Touchel, të humbte vendin e dytë.