10:03 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sot Thaçi kthehet në Kosovë, kjo është agjenda e tij në 12 vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot do të kthehet në Kosovë pas takimeve që pati në Munih e Bruksel.

Ai do të aterojë sot në Prishtinë, pikërisht në 12 vjetorin e Pavarësisë.

Ndërsa, tashmë është bërë e ditur edhe agjenda e tij.

Në orën 17:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u drejtohet ushtarëve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”.

Ndërsa në orën 18:00, Presidenti Thaçi organizon pritjen shtetërore për dymbëdhjetvjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Katedralen  “Nënë Tereza” – Salla Kulturore “Bogdanpolis”./Indeksonline