I vihet sot guri themeltar, stadiumit ndihmës, në Gjilan

Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi, sot do ta vizitojë Gjilanin.
Dumoshi aty do të vërë gurin themeltar për stadiumin ndihmës bashkë me kreun e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ndërsa nga ora 15:15, ajo ka ftuar në një takim gazetarët e sportit për të diskutuar për zhvillimet e fundit në këtë fushë.
Agjenda e plotë e ministres:
“Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Gjilanit dhe do të ketë këtë agjendë:
10:30-11:00 Vizita në komunë, takimi me kryetarin Lutfi Haziri
11:00- 11:30 Vizita në stadiumin e qytetit ,në Gjilan
11:30- 11:45 Vendosja e gurit themeltar të stadiumit ndihmës
15:15 Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, ftohen të gjithë gazetarët e sportit, në takim me ministren Dumoshi. Takimi do të mbahet në Kabinetin e ministres së MKRS-së. Do të diskutohet mbarëvatja e sportit në vendin tonë si edhe sfidat me të cilat ballafaqohet sporti dhe gazetarët sportivë.