09:58 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / Blerim

Sot zhvillohen dy ndeshje të rëndësishme në Superligën e Kosovës

Sonte me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohen dy takimet e xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica  e pret Prishtinë për një përballje të zjarrtë sonte, pasi të dyja skuadrat kanë të grumbulluar nga 11 pikë, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, takimi i dytë do të jetë ai ndërmjet Llapit dhe Ditës, ku llapjanët do të mundohen që me çdo kusht ta fitojnë këtë takim, për të fituar një pozicionim më të mirë në tabelë, pasi aktualisht ndodhën në pozitën e 5’të me vetëm pesë pikë të grumbulluara e Drita ka plotë 16 dhe ndodhet në vendin e tretë.