08:26 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sot zhvillohen tri ndeshje të Superligës, sytë në derbi Gjilani – Drita

Vala Super Liga e Kosovës sot e dielë do ta mbyllë sezonin vjeshtor në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nga ora 13:00, zhvillohen tri super ndeshje, ndër ta edhe derbi më i madh në Kosovë, Gjilani – Drita.

Përvec kësaj ndeshje të cekur më lartë, luajnë edhe Besa e Pejës – Vëllaznimi dhe Llapi – Trepca ’89.

Kujtojmë se të shtunën dhe të premtën, ishin këto rezultate: Drenica 1 me 0 Liria, Feronikeli 0 me 0 Prishtina dhe Vllaznia e Pozheranit 2 me 0 Flamurtari./IndeksOnline/