10:48 / E Shtunë, 19 Gusht 2023 / Gj. Sh

Sot zhvillohet ndeshja e Ligës së Kampionëve, e cila u shty për shkak të vrasjes së një tifozi

Ndeshja e rrethit të tretë kualifikues të Champions Leageu, mes AEK Athinës dhe Dinamo Zagrepit, e paraparë të luhej me 8 gusht, do të zhvillohet ditën e sotme.

Ndeshja ishte shtyer pasi para fillimit të ndeshjes pati një përleshje mes dy tifogrupeve, ku mbeti i vrar një tifozë i skuadrës greke, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë greke, 29-vjeçari Michalis Katsouris vdiq pasi u godit me thikë, pasi u godit nga ulrasit e Dinamo Zagreb.

Kujtojmë që ga përleshjet mes dy tifogrupeve, kanë mbetur të plagosur edhe 6 tifozë të tjerë.

Në ndeshjen e parë e cila u zhvillua të martën më 15 gusht në Kroaci, AEK mposhti Dinamo Zagrebin me rezultat 2-1./IndeksOnline/