12:50 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / A. M.

Sot zhvillohet ndeshja mes Ballkanit dhe Klaksvik, transmetohet drejtpërdrejtë në ‘RTK’

Skuadra e Ballkanit zhvillon sot ndeshjen kthyese kundër Klaksvik. Skuadra kosovare ka udhëtuar drejt Ishujve Faroe.

Ky takim zhvillohet nga  ora 20:00 dhe do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), transmeton IndeksOnline.

Ndeshja e parë përfundoi me fitoren e ‘’Xhebrailave’’, 3 me 2, por që tashmë skuadra kosovare do të ketë një punë të madhe për ta ruajtur rezultatin.

Një kualifikim tutje skuadrën kosovare do ta dërgonte në ‘’Play Off’’ të Conference League, atje ku do të përballet me skuadrën e Shkupit./IndeksOnline/