08:48 / E Diele, 03 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Sot zhvilohet derbi i qytetit në basketbollin kosovar

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 11-të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja kryesore do të jetë në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren, aty ku do të zhvillohet derbi i qytetit, mes Proton Cable Prizreni do të luaj me Bashkimin.

Prizren ka tri fitore e shtaë humbje këtë sezpn, ndërsa Bashkimi ka bilanc prej katër fitoreve e gjashtë humbjeve.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Sigal Prishtinës dhe Istogut, e cila zhvillohet në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë.

Kryeqytetasit numërojnë pesë fitore e pesë deri tash në këtë sezon, kurse Istogu është e fundit në tabelë me një fitore e nëntë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00./IndeksOnline/