09:24 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sot zyrtarizohet blerja e “bujshme” e Barcelonës

Barcelona sot do të zyrtarizojë zëvëndësuesin e Ousmane Dembeles. Me shumë gjasa, Martin Braithwate do të jetë transferi i skuadrës katalonase. Barça do të paguaj 18 milionë euro për sulmuesin e Leganes.

Danezi do të jetë një futbollist i Blaugrana deri më 30 qershor 2023.

Erik Abidal do të jetë “kumbara” i kësaj blerje pasi që drejtori i Barcelonës e ka marrë përsipër kryerjen me sukses të këtij operacioni.

Braithwate pritet të futet menjëherë në listën e Setien për ndeshjen e vikendit ndaj Eibar./Indeksonline/