14:40 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Southamptoni arrin marrëveshje me trajnerin e ri? (Foto)

Skuadra e Southamptonit pritet që nesër ose sonte në orët e mbrëmjes ta zyrtarizoj trajnerin e ri.

Klubi anglez para disa dite shkarkoi nga detyra trajnerin argjentinas, Mauricio Pellegrino, për shkak të rezultateve të dobëta, transmeton IndeksOnline.

Një nga trajnerët pretendent për ta marr stolin e Southamptonit është Mark Hughes. Madje “Sky Sport” mëson se ky trajner pritet të zyrtarizohet nesër.

54-vjeçari tani është pa punë, pasi gjatë muajit janar u shkarkua nga Stoke City.

Ai njeh mjaftë mirë Premierligën, pasi ka qenë trajner i Blakcburnit, Manchester Cityt, Fulhamit dhe QPR-s./IndeksOnline/