22:58 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / Gj. Sh

Southamton eliminon Manchester Cityn nga Carabao Cup

Manchester City është eliminuar nga Carabao Cup.

Qytetarët u mposhtën në qerekfinale nga skuadra e Southamtonit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Southampton fillimisht kaloi në epërsi me golin e Sekou Mara, në minutën e 23-të.

Gjashtë minuta më vonë, vendasit shënuan edhe golin e dytë me Moussa Djenepo, i cili shënoi një supergol.

Deri në fund të ndeshje rezultati mbeti i pandryshuar dhe Southamton kaloi në gjysëmfinale të Carabao Cup./IndeksOnline/