10:57 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / A. A

Southgate e Mourinho të shqetësuar për lëndimin e Kane

Harry Kane pësoi një lëndim serioz në ndeshjen kundër Evertonit.

Sulmuesi i Tottenham u largua disa minuta pa përfunduar ndeshja, pasi kishte dhimbje në këmbë.

Ishte braziliani Richarlison ai që e lëndoi në nyjen e këmbës.

Trajneri Jose Mourinho ishte i shqetësuar, por nuk dha shumë detaje.

“Është ende herët që të themi diçka. Më lejoni të jem optimist të besoj që do të rikthehet. Të shohim” deklaroi Mourinho.

Prezent në Goodison Park ishte edhe përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, që poashtu ka shprehur interesim për gjendjen e kapitenit.

/Indeksonline/