23:28 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Southgate trajneri i ri i United?!

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate është emri më i ri për postin e trajnerit te Manchester United.

“The Telegraph” pretendon se Djajtë e Kuq janë duke përgatitur një listë me kandidatët e mundshëm.

Drejtuesit e klubit kanë frikë se zgjedhja e parë Mauricio Pochettino do të qëndrojë në Tottenham dhe kështu po shikojnë mundësi tjera. Sipas tyre, menaxheri i Anglisë, Southgate është i duhuri për të marr drejtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Southgate ka rinovuar kontratën me Tre Luanët gjatë tetorit, dhe ai ka firmosur të drejtojë Anglinë edhe në Kupën e Botës 2022 që do të zhvillohet në Katar.

Manchester United shkarkoi Jose Mourinho-n në mes të dhjetorit pas rezultateve të dobëta dhe marrëdhënies jo të mirë me lojtarët e tij.

Aktualisht trajneri i United është Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka fituar pesë ndeshjet e para në krye të klubit. /IndeksOnline/