Spalleti konfirmon largimin nga Napoli: Më duhet të stërvis Matildën!

Luciano Spalletti e ka konfirmuar largimin nga Napoli.
Trajneri italian ka thënë se do të ndalojë për një vit këtë profesion sepse ka nevojë për pushim.
“Më duhet të stërvit Matildën, një vajzë të vogël me të cilën nuk kam qenë kurrë bashkë. Më duhet të pushoj, ndjej një pak i lodhur dhe nuk e ndryshoj mendjen. Ndonjëherë njerëzit largohen për shkak të dashurisë së tepërt. Dua të pushoj së paku një vit dhe pastaj do shohim” ka thënë Spalleti./Indeksonline/