13:22 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Spalletti ka planin ”anti-Barça”, paralajmëron skuadrën e tij

Luciano Spalletti, trajneri i Interit, beson se Barcelona do të luajë me sistemin, 4-3-3, pavarsisht mungesës së Lionel Messit.

Trajneri i ”Nerazzurrëve” e di se skuadra e tij nuk duhet të fokusohet që t’i markojë lojtarët në baza individuale.

Para kësaj, tekniku italian beson se lojtarët e tij duhet ta përdorin topin më mirë dhe se duhet të luajnë me vetëbesim, transmeton IndeksOnline.

Image result for inter players vs milan 2018

”Kushdo që përballet me Barcelonën dhe skuadrën e saj të talentuar, atëherë është e ditur se ata janë favoritë në ”Camp Nou”, tha Spalletti në konferencën e tij për shtyp.

”Ne duhet të kemi vetëbesim, dhe jo arrogancë, sepse ne jemi në një ecuri pozitive. Duhet ta përsërisim atë që kemi bërë në javët e fundit”.

”Messi mbetet lojtar më ndryshe nga të tjerët. Ai shpikë gjëra të reja në futboll. Por, problemi ynë nuk duhet të jetë që ta markojmë një lojtar, por që ta kontrollojmë topin më mirë”, tha Spalletti në mes të tjerash./IndeksOnline/