23:33 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / Gj. Sh

Spalletti: Rrahmani është ndër lojtarët kryesorë të Napoli

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka bërë disa deklarata për DAZN, ku u ndal edhe te revolucioni që ka përjetuar skuadra e tij këtë verë.

Spalleti e sheh mbrojtësin shqiptar nga Kosova si një nga liderë  te Napoli, pas largimit të emrave të njohur si Lorenzo Insgine, Dries Mertens dhe Kahlidou Koulibaly.

“ Revolucioni ? Kur ndryshoni ekipin në mënyrë drastike, ju duhet pak kohë dhe liderë për t’u rritur. Tashmë kemi disa, si Di Lorenzo, Rrahmani dhe Anguissa”.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

“Osimheni duhet të bëhet pikë referimi për ne, i kam thënë tashmë”, ka thënë trajneri që shpjegoi tutje se punon dhe bisedon shumë me lojtarët, madje kanë edhe grup në Whatsapp.

Napoli e ka nisur shumë mirë kampionatin me një fitore ndaj Hellas Veronas me rezultat 5-2 si mysafir.

Për Napolin shënuan pesë lojtarë të ndryshëm në këtë ndeshje.