22:48 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Spanja e bënë për ‘pikë e pesë’ Maltën, fiton 7-0

Spanja e ka arritur fitore madhështore kundër Maltës.

Serinë e golave për Spanjën e filloi Morata që në minutën e 23’ kurse në pjesën e parë arriti të shënoj edhe Cazorla dhe vetëm me këto dy gola edhe mbaroi pjesa e parë.

Mirëpo pjesa e dytë sjelli edhe pesë gola për Spanjën.

Ishte Torres ai që u inkuadrua në lojë në minutën e 60’ dhe vetëm pas dy minutash edhe arriti të shënoj golin e tretë, kurse vetëm një minutë më vonë arriti të shënoj edhe Sarabia.

Po kështu pa kaluar shumë minuta prap Spanja e gjeti golin, kësaj radhe përmes Olmo i cili u asistua nga Alcantara.

Kurse dy golat e fundit të Spanjës u shënuan nga Moreno dhe Navas, e ky ishte edhe ‘nokauti’ për Maltën.

/Indeksonline/.