22:26 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Spartaku i Moskës refuzon të luaj, kjo është arsyeja

Spartak Moskë ka refuzuar të zbresë në fushë, sot në stadiumin “Metallurg”, në Samara, ku duhet të ishte luajtur ndeshja e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Rusisë kundër Krylia, ekip në kategorinë e dytë ruse. Skuadra e drejtuar nga italiani Massimo Carrera e ka marrë këtë vendim prej temperaturave shumë të ulëta dhe fushës së ngrirë. Në momentin që do të zhvillohet ndeshja, termometri tregonte -15 gradë dhe për skuadrën, trajnerin dhe drejtuesit e skuadrës kryeqytetase ishte e pamundur të luhej futboll. Gjyqtari Vladimir Moscalev u vu në dijeni të vendimit të Spartak dhe i ktheu futbollistët në zhveshtore.

Gjithsesi, Spartaku nuk rrezikon të humbasë në tavolinë, sepse rregullorja e futbollit në Rusi parashikon që një ndeshje mund të shtyhet nëse temperatura është më poshtë se -10 gradë. Ende nuk është përcaktuar data se kur do të luhet kjo ndeshje, ndërsa trajneri i Spartak, Carrera deklaroi: “Morëm vendimin më të drejtë sepse nuk mund të luhet futboll në -15 gradë sepse futbollistët rrezikonin dëmtime të rënda. Falënderoj tifozët që ishin dakord me ekipin, edhe pse kishin ardhur deri në Samara për të parë ndeshjen.”

 

 

Temat: