12:25 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Specialja e fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirr një konferencë për media.

Sipas njoftimit, në konferencën që do të mbahet nga ora 14:30, do të prezantohet një nga bashkëluftëtarët e tyre, i cili ka marrë ftesë për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se Gjykata Speciale ka dërguar me dhjetëra ftesa për ish-luftëtarët e UÇK-së në fund të 2018-tës dhe në këtë fillimvit. /Indeksonline/