22:41 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Spektakël golash, Reali fiton ”dramën” ndaj Atletikos dhe siguron finalen

Real Madrid është finalisti i parë i Superkupës së Spanjës.

”Mbrtetërit” në gjysmëfinale fituan ”dramën” ndaj rivalëve lokal, Atletiko Madrid, me rezultat 5-3, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt përfundoi me barazim 3-3, ndërsa Reali e arriti fitoren në minutat e fundit të extra-time, duke shënuar dy gola të tjerë.

Atletiko ishte skuadra e parë e cila kalo në epërsi me golin e Hermosos në minutën e 6-të.

Antonio Rudiger barazoi rezultatin në minutën e 20-të, ndërsa nëntë minuta më vonë, Mendy i dha epërsinë skuadrës së Anceottit.

Djelomoshat e Simeones arritën ta barazonin rezultatin qysh në pjesën e parë, me një supergol nga Griezman në minutën e 37-të. Pjesa e parë u mbyll me barazim 2-2.

Antonio Rudiger shënoi një tjetër gol, por kësaj rradhe në portën e gabuar, duke i dhënë Atletikos epërsinë për herën e dytë në minutën e 78-të.

”Drama” në Riad të Arabisë vazhdoi enbde, me Carvajal i cili shënoi për 3-3, në minutën e 85-të, duke e quar ndeshjen në vazhdime.

Në extra-time, Reali shënoi dy gola të tjerë, duke siguruar finalen e madhe.

Një autogol nga Savic në minutën e 116-të dhe një tjetër nga Brahim Diaz në 120+2, i sollën fitoren madrilenëve.

Në finale Reali e pret fituesin e ndeshjes Barcelona – Osasusa, e cila zhvillohet ditën e enjete./IndeksOnline/