22:07 / E Diele, 08 Tetor 2023 / C E

Spektakël por pa fitues në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e cila u zhvilua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Ballkani kaloi i pari në epërsi me golin e Gripshit në minutën e 30-të.

Rezultatin e barazoi Blesa në minutën e 34-të.

Ballkani vazhdon të jetë në krye të tabelës me 20 pikë, një më shumë se Llapi derisa Prishtina është e pesta me 12 pikë. /IndeksOnline/