23:54 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Spektakulare: Futbollisti i Premierligës shënon autogol nga 40 metra

Huddersfield u eliminua nga Carabao Cup pasi u mposht nga Stoke City me rezultat 2-0.

Golin e dytë në këtë ndeshje e shënoi Juninho Bacuna në portën e tij derisa po zhvilloheshin minutat shtesë të ndeshjes.

Ai këtë gol e shënoi nga një distancë rreth 40 metra.

Kjo ishte ndeshja debutuese për 21 vjeçarin që u transferua në Premierligë gjatë kësaj vere. /IndeksOnline/