10:19 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Spitali i këtij qyteti në Kosovë e nisë sot grevën, kërkon rritje të pagave

Departamenti i spitalit të Kirurgjisë në Ferizaj ka marrë vendim që t’i bashkangjitet grevës së kirurgëve të filluar në QKUK. Me anë të një njoftimi për media, Kolegjiumi i kirurgëve të Ferizajit njofton se ka hyrë në grevë me të vetëm kërkesë, rritjen e pagave.

“Kolegjiumi i Kirurgjise te Spitalit Rajonal Ferizaj ne mbledhjen e mbajtur me 05.02.2018 mori vendim unanim qe ti bashkangjitemi greves se Kirurgeve te filluar ne QKUK dhe te kirurgeve e spitaleve Rajonale.

Greva ka te vetmen kerkes e rritjen e koeficientit te pages per kirurg dhe konform kesaj rritjen e pages.

Perkrahim ne teresi kerkesat e Kolegjiumit te Kirurgeve te QKUK.

Gjate greves do te nderpriten operacionet elektive kurse sherbimet nuk nderpriten per raste urgjente.

Shprehim keqardhjen tone qe gjate kohes se greves nuk do te mund te ju ofrojm sherbime pacienteve tane.

Greva fillon me dt.06.02.2018” thuhet në njoftim.

Dr.Ragip Bytyqi

Dr.Imri Vishi

Dr.Sylejman Metushi

Dr.Fadil Elezi

Dr.Riza Idrizi

Dr.Arben Ademi