20:22 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Spitali i Tetovës jep informacione për gjendjen e personave, pas përleshjes së armatosur

Spitali i qytetit të  Tetovës është deklaruar rreth personave që janë shtrirë në klinikën e tyre, pas përleshjes së armatosur që ndodhi para pak çastesh.

Drejtori i këtij spitalit, Florim Besimi ka thënë për “Indeksonline” se janë pranuar gjithsej 4 persona, 3 me lëndime më të lehta.

“… të njëjtit janë ndalur për trajtim mjekësore tek ne kurse njëri me gjendje më të rëndë është dërguar për në Spitalin e Shkupit.Tani për tani nuk dihet se a ka të vdekur, vetëm njëri që ka qenë në gjendje më kritike është dërguar në Klinikën e Shkupit”, është shprehur ai.