10:59 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

S’po bëhet rahat, Kamberi rikthehet në Skoci

Florian Kamberi, 25-vjeçar është rikthyer sërish në futbollin skocez.

Pasi kaloi një kohë të shkurt në Zvicër, duke bërë 8 paraqitje dhe pa shënuar asnjë gol, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është huazuar nga St. Galleni në klubin Aberdeen, shkruan IndeksOnline.

Që nga dhjetori i vitit 2020, Kamberi nuk luajti me klubin zviceran, madje sipas trajnerit, Peter Zeidler, sulmuesi shqiptar ishte zgjedhja e tij e katërt.

Kamberi e njeh mirë ligën e Skocisë, pasi një kohë ka luajtur për klubin e Hibernian dhe Rangers.

Trajneri i klubit skocez u shpreh shumë i lumtur që Kamberi iu bashkua skuadrës së tij.

“Unë jam përsëri i kënaqur që do e përmirësoj opsionin tim sulmues. Floriani ka treguar cilësi në kampionatin tonë”, është shprehur Derek Mclnnesi./IndeksOnline/