22:31 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

S’po ndalen largimet në Vetëvendosje, dorëhiqet bashkëpunëtori i Shpendit?

Pas dorëheqjes së një varg zyrtarësh nga Lëvizja Vetëvendosje edhe Adonis Tahiri, anëtar i këtij subjekti politik siç duket ka vendosur ta braktisë këtë parti.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet pas publikimit të një fotografie me ish-anëtarin e kryesisë së VV-së, Zgjim Hysenaj i cili sot dha dorëheqje nga të gjtha funksionet e tij në këtë parti.

Pavarësisht interesimit të qytetarëve për qëndrimin e Tahirit, karshi situatës në VV, ai ka refuzuar të jap një përgjigje konkrete.

Tahiri, aktualisht shërben në Komunën e Prishtinës si zyrtar në zyrën për komunikim.

Dorëheqjet në Vetëvendosje, kanë nisur pas publikimit të një bisede virtuale e cila ka nxjerrur në pah edhe situatën në të cilën ka qenë kjo parti kohëve të fundit, ku dhe janë vërejtur dallime të mëdha ndërmjet zyrtarëve të këtij subjekti politik./Blic/

Temat: