11:34 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Sporti mbi politikën”, Kosova merr pjesë në Rusi (Foto)

Vjen një lajm i madh nga trajneri i njohur, Driton Kuka. Përfaqësuesja e Kosovës në Xhudo do të marrë pjesë në “World Masters” në Rusi, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar Kuka përmes rrjeteve sociale, duke thënë se sporti kësaj radhe doli mbi politikën.

“Kosova merrë pjesë në Masters në Rusi. Sot në mëngjes me një telefonat mes mikut tonë Kryetarit të IJF-së, Marius Vizer dhe Krytarit të FXHK-së, Agron Kuka u konfirmua pjesëmarrja në The Best në St. Petersbrug.”, shkruhet në njoftimin e Kukës.

Në këtë evinement do të marrin pjesë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Kujtojmë se Kampionia Olimpike nuk mund të merrë pjesë ende edhe pse u rikthye nga lëndimi.

Kujtojmë se në fillim Rusia u tha kosovarëve që të garojnë pa simbole, por kjo e fundit u refuzua nga Driton Kuka dhe sportistët si Distria dhe Nora.//IndeksOnline//