12:19 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / C E

Sporting – Manchester City, formacionet e mundshme

Manchester City do të kërkojë që të bëjë një hap të madh drejt fazës tjetër të Ligës së Kampionëve duke marr rezultat pozitiv nga ballafaqimi i parë më Sportingun e Lisbonës si mysafir.

Skuadra e Pep Guardiolas futet në këtë ballafaqim me disa mungesa shumë të rëndësishme ku për shkak të lëndimeve nuk do të luajnë lojtarë si Gabriel Jesus, Grealish, Mendy, Palmer, Steffen dhe Walker.

Trajneri Pep Guardiola e ka cilësuar si një sfidë shumë të vështirë përballjen me skuadrën portugeze e cila starton nga ora 21:00.

Këto janë formacionet e mundshme:

Sporting: (3-4-3): Adan Inacio, Coates, Feddal, Porro, Nunes, Palhinha, Reis, Sarabia, Paulinho, Goncalves.

Manchester City: (4-3-3): Ederson, Stones, Dias, Laporte, Cancelo, Silva, Rodri, De Bruyne, Mahrez, Foden, Sterling.