75 Mall Live Search
10:56 / E Premte, 08 Prill 2022 / B O

Sportisti i njohur kroat rrahet brutalisht në Shkup, është në gjendje kritike për jetën!

Hendbollisti i njohur kroat, Denis Tot ndodhet në gjendje kritike në një spital në Shkup pasi u rrah brutalisht në një diskotekë. Tot është hendbollist i skuadrës Buteli i Ohrit.

Raportohet se sportisti kroat ka fraktura të shumta të shkaktuara nga goditjet me sende të forta, me grushte dhe këmbë në të gjithë trupin.

Ngjarja ka ndodhur në klubin e natës “Privilege” në Shkup.

Familja e Tot ka arritur në Maqedoninë Veriore. Autoritetet kroate janë ankuar se pamjet e klubit të natës ku ndodhi rasti janë fshirë./Indeksonline/