16:39 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sportisti që pritet ta përfaqësoj Kosovën në Zvicër

Për ushtrimin e muskujve, dhe për balancë kulmore të trupit është e nevojshme që të ushtroni sa më shumë. Duke i dëgjuar këto nga vëllau i tij Arsimi, Defrim Kuqi, vendosi që mos të ndjekë rrugën e keqe të shumë të rinjëve që kishin nis qysh prej përfundimit të luftës. Defrimi i pranoi këshillat e vëllauit  dhe nisi pasionin e tij, pra ushtrimet në fitnes e më pas edhe në BodyBilding. Që nga ajo ditë, i riu nga Prishtina vazhdoi të ushtronte per gati 13 vitesh,  pa ndërpre dhe në fund ky është suksesi i tij.

Defrim, a mund ta me kujtosh ditën kur vendose për të ndejk rrugën e vëllait si bilder? Si e priti shoqëria këtë vendim, kur ju tregove se ke vendos për t’u marr me fitnes?

Po, ka ishte pak e vështirë për t’u nda nga shoqëria që e kisha në atëkohë, sepse ishim të ri dhe me njëhere pas luftës ka qënë ajo periudha ku gjenerata ime shkonin në Diskoteka, e dilnin kohë e pakohë. Arsye ishte se ishim tinejxher dhe na pëlqente që jemi rritur e munde të dalim e të dëfrehemi. Por, vëllai duke e pa këtë anomali tek të rinjt, ishte kujdestari kryesor që më thoshte vazhdimisht.

“Defrim, shtatin e ke, mundësitë janë, lëri  shoqërinë,  por përveshju ushtrimeve e fitnesit, ndreqe së pari shtatin”.

Pak, ndoshta ishte edhe rreptësia e Tij dhe u binda që të filloj me fitnes. Defri ushtron thuajse në të gjitha qendrat e ushtrimeve, ku i kalonë 3 deri në 5 orë. Mirëpo, simbas tij këtë pasion e kanë edhe traditë në familje, marrjen me bilding dhe sport. Poashtu vëllai tjetër  Shkëlqimi, e ka këtë pasion.

Edhe pse ky sport ka kosto të lartë, që ta mbash trupin në formë, për Defrimin nuk paraqete problem. Sepse siç thotë ai, më mirë të shpenzoj për trupin tim tash, se sa në të ardhmën t’më  duhet të shpenzoj me shumë për ta trajtuar për ta shëruar.

Por, tani Defrimi  e ka edhe një qëllim tjetër, që këtë  sport ta vazhdoj edhe në garatë ndërkombëtare, ku së shpejti do ta shohim në një  garë  ndërkombëtare te Bodybildingut. Edhe pse insistuam që ta marrim vesh, Defrimi deshi ta mbaj sekret dhe të na surprizoj pak para shkuarjës në gara ndërkombëtare. Mirëpo, një gjë nuk po i pëlqen Defrimit, tek trajnerçt e rinj që janë sot nç qendrat fitneseve apo badybildingut.

Simbas Kuqit, me një vit apo 2 vite ushtrime, nuk mundesh të bëhesh trajner dhe t’i ushtrosh të tjerët. Kjo dukuri simbas tij, sot është aktuale dhe ai frigohet se mundë të dëmtohën të rinjtë dhe ata që vendosin me u marrë me këtë sport.

Defrim, pse po të pnegojnë trajnerëtë e rinj?

Jo, ndoshta u keqkuptova! Por unë e kam njç hall, sepse janëëë mbi 600 muskuj në trupin tonë, dhe vetëm një trajner me përvojë të gjatë,  mund ta ushtroj një të  ri, pa i dëmtuar  nyjet, muskujt apo boshtin kurrizo. Për  2 deri në 3 vite, ne ketë sport quhesh ende fillestar e lëre më me u bë trajner.

Ai thotë, edhe pse i ka gati 13 vite ushtrime, prapë e ka një droje  se a mund të jetë  një trajnues i mirë?, qoftë personal apo për grupe. Për fund, ky i ri i ka sygjerime për të rinjët.

Nëse sot, vendos me u marr me fitnes apo Bilding, në të ardhmën nuk do të investosh shumë në mjekimin e tij. Ehhh, ai nuk harron me ju ba me dije të rinjve se, pasioni tij, nuk e duron as cigarën e as alkoholin, e lëre më gjanat e tjera me të rënea, si lëndët narkotike.

Po ashtu, Defrimi i’u bënë me dije të rinjce se ushqimi i mirë, nxjemjet e muskujve dhe ushtrimet me një trajner profesional, t’i sjellin këto rezultate.

Temat: