16:02 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Spotify e quan Apple monopol

Komisioni Evropian konfirmoi se kishte marrë ankesën e Spotify dhe ishte duke punuar për të gjetur një zgjidhje.

Lufta e fjalëve mes Spotify dhe Apple vijoi ditën e sotme ku i pari e quajti të dytin një “monopol” dhe përgjigja që Apple dha gjatë fundjavës ishte e pritur.

Ditën e Mërkure Spotify paditi Apple pranë Komisionit Evropian duke thënë se prodhuesi i iPhone përdor praktika të pandershme me App Store.

Specifikisht, Spotify nuk është i kënaqur me tarifën 30% që Apple merr nga zhvilluesit për abonimet në aplikacionet e tyre.

Spotify thotë se e përdor këtë praktikë për të fituar avantazh me shërbime rivale si Apple Music. Kompania Suedeze vijon më tej duke thënë se është e detyruar të ul çmimet për të përfshirë edhe koston e 30% dhe mbetet kompetitiv përballë Apple Music.

Kompania gjithashtu lançoi një uebsajt ku shpjegon ankesat ndaj Apple. Ditën e djeshme Apple u përgjigj akuzave të Spotify se ky i fundit kërkon përfitimet e një aplikacioni pa pagesë kur në vete është me pagesë.

Gjigandi i iPhone tha se Spotify është ky që njohim sot prej App Store.

“Çdo monopol thotë se nuk ka bërë asgjë gabim dhe ne nuk po e bëjmë për vete por për çdo konsumator dhe konkurrentë të tjerë,” tha Spotify.

Komisioni Evropian konfirmoi se kishte marrë ankesën e Spotify dhe ishte duke punuar për të gjetur një zgjidhje. /Indeksonline/