15:58 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Spotify ka një lajm të mirë për klientët

Spotify ka rritur numrin e këngëve që mund të shkarkoni për të dëgjuar jashtë linje. Ju mund të shkarkonit më parë një maksimum prej 3,333 këngësh për pajisje deri në tre pajisje për një total prej 9,999 këngësh.

Tani, mund të shkarkoni një maksimum prej 10,000 këngësh për pajisje deri në pesë pajisje për një total prej 50,000 këngësh. Spotify ka deklaruar: “Në Spotify, ne jemi gjithmonë duke punuar në përmirësimin e përvojës për përdoruesit tanë.

Tani mund të konfirmojmë se kemi rritur numrin e këngëve jashtë linje për pajisje – nga 3,333 në tri pajisje në 10,000 këngë për pajisje, deri në pesë pajisje. ”

Temat: