22:55 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Spurs dhe United fitojnë, Liverpooli “kopjon” Arsenalin, e mbyllin pa gola (Video)

Skuadra e Manchester Unitedit ka fituar me rezultat minimal 1 me 0 kundër Bournemouthit.

Golin e fitores për ekipin e Jose Mourinhos e shënoi Romelu Lukaku.

Fitore këtë xhiro arriti edhe Tottenham Hotspur, të cilët mposhtën 2 me 0 ekipin e Brightonit.

Për Spurs golat i shënuan: Aurier dhe Son.

Në anën tjetër, Liverpooli dhe Arsenali kanë barazuar pa gola me kundërshtarët me të njëjtën shkronjë “W”, West Brom dhe West Ham.

Me këto ndeshje, City mbetët lider me 49 pikë, United në të dytën me 38 pikë, Chelsea e treta me 35 pikë, Tottenhami i katërti me 31 pikë, Liverpooli i pesti me 31 pikë, Burnley i gjashti me 31 pikë dhe Arsenali i shtati me 30 pikë./IndeksOnline/