15:18 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020

Sqarim/ Kundukterët e autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë, pranojnë edhe monedhat e imëta

Trafiku Urban i Prishtinës, përmes një postimi në FB, ka publikuar një njoftim në lidhje me monedhat e imëta.

Sipas këtij sqarimi, marrë parasysh një ankesë të një udhëtari të rregullt të Trafikut Urban, thuhet se nga kondukterët e autobusëve të Trafikut Urban, pranohen të gjitha kartëmonedhat, përfshirë ato metalike.

Ky është njoftimi:

Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe në një ankesë që e kemi pranuar nga një udhëtar i rregullt i Trafikut Urban për monedhat metalike të imëta, ju informojmë publikisht për të mënjanuar çdo keqkuptim, se nga kondukterët tanë në autobusët e Trafikut Urban, pranohen të gjitha kartëmonedhat (bankënotat) dhe monedhat metalike të cilat janë të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

Jemi në përpjekje të vazhdueshme për ngritje të cilësisë së shërbimit, andaj ju falënderojmë për përdorim të autobusëve tanë si pjesë e transportit publik të Prishtinës.