19:41 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sqarim për te gjithë, ja me kë mund të luaj Kosova nëse e kalon grupin në Ligën e Kombeve

Gazetari i njohur sportiv Arlind Sadiku ka dhënë një sqarim për të gjithë ata që ende nuk e kuptojnë Ligën e Kombeve dhe se me kë mund të ndeshet Kosova nëse e kalon grupin si e para.

Fituesit e grupeve në Nations League, duhet te presin deri në mars të vitit 2020 për të zhvilluar fazën gjysmëfinale dhe finale të playoff-it.

Pasi të përfundojë faza e grupeve, 4 fituesit e grupeve në Ligën D (ku ndodhet Kosova), do të kategorizohen nga vendi i parë deri te i katërti sipas disa kritereve.

Fillimisht shikohen pikët, pra cila kombëtare ka më së shumti pikë renditet në vendin e parë e kështu me radhë. Nëse pikët janë të barabarta, shikohet gol-diferenca, pastaj numri më i madhe i golave të shënuar, numri më i madhe i golave si mysafir etj.

Pra, kështu siç qëndrojnë punët pas 5 javëve në Ligën D, Gjeorgjia është e para me 13 pikë, Maqedonia e dyta me 12 pikë, Kosova e treta me 11 pikë, ndërsa Bjellorusia e katërta me po aq pikë por me gol-diferencë më të dobët se ne, transmeton Indeksonline.

Në fazën e playoffit, do të luhet vetëm një ndeshje gjysmëfinale. Vendi i parë dhe vendi i dytë e kanë përparësinë që ndeshjen e zhvillojnë në shtëpi.

Pra vendi i parë luan më te katërtin ndërsa vendi i dytë me të tretin, që në rrethanat aktuale gjysmëfinalet do të dukeshin kështu: Gjeorgji – Bjellorusi dhe Maqedoni – Kosovë.

Por ekziston ende mundësia që Kosova ndeshjen gjysmëfinale ta zhvilloj në Prishtinë edhe pse gjasat nuk janë shumë të mëdha, por futbollit asnjëherë nuk i dihet.

Që gjysmëfinalja të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” duhet të plotësohen tri kritere. Fillimisht Kosova duhet të fitoj gjithsesi kundër Azerbajxhanit (hipotetikisht 1-0), Gjeorgjia të mos fitoi kundër Kazakistanit dhe San Marino të mos mundet me më shumë se 2 gola diferencë nga Bjellorusia./Indeksonline