18:38 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sqarohet fatura “50 centë” në hyrje të stacionit, flet drejtori Çitaku

Çmimi për hyrjen në plato të stacionit të autobusëve ka qenë dhe vazhdon të jetë 10 cent.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Çitaku, duke thënë se nuk ka rritje në 50 cent.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk mund të ndodh.

“Jo një gjë nuk është e vërtetë, nuk ka mundësi të ndodh”, ka thënë Çitaku.

Ndërsa, ai ka mohuar të jetë diskutuar për ngritje të mundshme të çmimit, duke thënë se edhe nëse do bëhej, do bëhej pa pëlqimin e tij.

“Jo nuk është biseduar për ndonjë ndryshim të mundshëm. Por, edhe nëse diskutohet kjo nuk do të bëhet me pëlqim timin”, ka thënë ai.

Ndryshe, një lexues i Indeksonline gjatë ditës së sotme ka dërguar disa fotografi duke pretenduar se është rritur çmimi për hyrjen në plato të stacionit të autobusëve në 50 cent.

Mirëpo, siç mëson tani Indeksonline, pagesa prej 50 cent është për qytetarët që udhëtojnë për në Shqipëri, dhe jo brenda Kosovës./Indeksonline/