75 Mall Live Search
20:31 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sqarohet Xhaka: Më kërcënuan se do ta vrajmë gruan

Granit Xhaka “shpërtheu” të dielën duke u larguar nga stadiumi me fjalë jo të duhura nga tifozët dhe duke hequr fanellën.

Pas tri ditësh, Xhaka ka reaguar për këtë situatë.

“Mu desh pak kohë që të reflektoja atë që ndodhi të dielen pasdite. Do te doja qe te jepja një shpjegim rreth kësaj. Skenat që u panë gjatë zëvendësimit tim më kanë prekur thellë. E dua ekipin dhe gjithmonë jap 100% në fushë dhe jashtë saj.

Ndjenja që nuk po më kuptojnë tifozët pas abuzimeve të përsëritura në rrjetet sociale gjatë javëve të fundit më kanë lënduar thellë.

Njerëzit kanë komentuar: do ti thyejmë këmbët, do ta vrajmë gruan, po shpresojmë që vajza jote të ketë kancer. Pas këtyre nuk durova dhe kam arritur pikën e vlimit kur e ndjeva edhe këtë reagim në stadium.

Në atë moment dola nga vetvetja dhe reagova në një mënyrë jo të duhur ndaj tifozëve të klubit dhe ndaj vetes. Ky nuk ka qenë qëllimi im dhe iu kërkojë falje nëse fansat mendojnë se ky ka qenë qëllimi” – u shpreh Xhaka me një shkrim në Facebook.

Këtë mesazh e ka shpërndarë edhe faqja zyrtare e klubit të Arsenalit./Indeksonline/