75 Mall Live Search
15:56 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Srpska e dëshpëruar me taksën 100%: Kjo është çmenduri…!

Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi që ta rritë taksën ndaj produkteve serbe në 100%.

Vendimin  e ka cilësuar si të domosdoshëm, duke marrë parasysh luftën që shteti serb poi a bën Kosovës. Ndaj këtij vendimi ka reaguar ashpër partia e Goran Rakqiti, Lista Srpska.

Kryteari Rakiq e ka cilësuar këtë vendim si çmenduri, duke theksuar se është një njoftim jozyrtar i luftës.

“Kjo është çmenduri nëse nuk ndërpehet. Populli serb nuk do të mund të mbijetojë në Kosova edhe për shumë gjatë. Këkrojmë reagim të menjëhershëm, dhe ndihmë nga Beogradi. Do të gjejmë mënyra për t’i rezistuar kësaj dhune, sepse kjo është një luftë. Shpresojmë në mirëkuptim dhe përkrahje nga Serbia”, deklaroi Rakiq, shkruajnë mediat serbe.

Ndryshe kjo taksë fillimisht ishte 10%, por që u rrit sot me kërkesë të ministrit të Tregtisë, Endrit Shala.