18:31 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Stadi i ri i marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë

Nuk është e diskutueshme se bashkëpunimi i Shqipërisë dhe i Kosovës gjer më tash kur është në pyetje takimi i përbashkët i dyja qeverive ka qenë thjeshtë një dekor e jo më shumë.

Në këtë drejtim ka brengosur veçmas ministrit e Kulturës të cilat nënshkruanin një marrëveshje nën emrin e një kalendari vjetor për turp.

Realisht nuk kishte asnjë marrëveshje substanciale dhe banaliteti i të dyja qeverisë shkonte edhe deri të interesi i ndonjë politikani për t’u marrë me patatet apo çimenton.

Mirëpo ajo që duket më ndryshe në mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive është drejtimi i menaxhimit të saj prej një Kryeministri i cili, mbi të gjitha e ka në vetvete dhe më tej vendimmarrjen si një hap kryesor të identifikimit të tij në raport me qeveritarët e tjerë, këndej dhe andej Drinave.

Vendosmëria për të krijuar diferencën e Kryeministrit Haradinaj ndërlidhet me hapjen e kufirit ndërmjet një populli. Dhe kësaj radhe, duke e parë mosfunksionimin e përbashkët të kulturës ndërmjet të dyja institucioneve, topi ka kaluar te ekonomia, ndaj së cilës janë dhënë premtime se për 6 muaj do të ketë zero tarifa për të dyja shtetet.

Natyrisht një Kryeministër që ka dhënë aq shumë gjak e plagë kufirit shqiptar-shqiptar nuk mund të mos e kërkojë edhe hapjen kufirit për qytetarët e të dyja vendeve. Pritet të shihet në qoftë se në janar të 2019 do të kalohet pa ndalesa banale të kontrollimit të identiteteve të njerëzve, ndërkohë që Bashkimi Europian e ka bërë për vete qyshkur hapjen e kufijve.

Por mbledhja e fundit kishte edhe një veçantë, ndër shumtë të tjera. Kësaj radhe qeveritë e të dyja vendeve caktuar një koordinator të përbashkët i cili do t’i monitorojë zbatimin e marrëveshjeve. Dhe duke e parë se në krye të saj është zëvendëskryeministri Limaj, atëherë ka shumë arsye për t; besuar në stadin e ri në të cilin po hyn bashkëpunimi ndërmjet të dyja qeverive të të njëjtit popull. /Indeskonline/