Stadiumin e Manchester Unitedit e “merr” uji pas ndeshjes me Arsenalin

Skuadra e Arsenalit shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford” për t’i mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion në Premier League.
Pak minuta pa përfunduar ndeshja në qytetin e Manchesterit filloi të binte shi i madh, shkruan Indeksonline
Për fat të mirë ndeshja u mbyll, pasi uji filloi të futej në stadiumin “Old Trafford” dhe do t’i pengonte tifozët.
Kujtojmë që Manchester Unitedi këtë sezon ka grumbulluar 54 pikë në pozitën e 8-të dhe duket se te kjo skuadër s’po funksionon asgjë./Indeksonline/