15:16 / E Martë, 16 Gusht 2022 / B O

Stadiumit të njohur kosovar po i instalohet sistemi automatik i ujitjes

Klubi i futbollit Vushtrria ka njoftuar se fushës së stadiumit “Ferki Aliu” po i instalohet sistemi automatik i ujitjes.

Sipas FC Vushtrria, me këtë sistem bari i fushës do të ketë trajtim profesional dhe do të krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e ndeshjeve të futbollit.

“Ky sistem i ujitjes është automatik dhe aktivizohet sipas programimit. Me këtë sistem bari i fushës do të ketë trajtim profesional dhe do të krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e ndeshjeve të futbollit”.

“FC Vushtrria falënderon Federatën e Futbollit të Kosovës për këtë investim në stadiumin tonë”.