13:14 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Stamenkoviq zgjidhet nënkryetar i Kamenicës, Lista Serbe falënderon VV-në e AAK-në (Foto)

Bojan Stamenkoviq nga Lista Serbë është zgjedhur nënkryetar i Komunës së Kamenicës.

Për këtë, partia serbe ka falënderuar përmes një postimi në Facebook, Vetëvendosjen dhe AAK-në për vullnetin e shprehur për integrimin e serbëve, shkruan Indeksonline.

“Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Kamenicës me 14 vota pro, 9 abstenime dhe tri vota kundër zyrtarisht është zgjedhur Bojan Stamenkoviq për nënkryetar të komunës për komunitete”, thuhet në mbishkrimin e një foto të postuar në Facebook.

Lista Serbe ka falënderuar pushtetin aktual që e përbëjnë VV dhe AAK në dëshirën politikë për integrimin e pakicave në pushtetin ekzekutiv të komunës.

Kryetar i Kamenicës është Qëndron Kastrati nga Vetëvendosje, kurse nënkryetar i parë është Faton Jakupi nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK.

Ndryshe, Vetëvendosje deri më sot e kishte kritikuar koalicionin qeveritar që bashkë me Listën Serbe po e mban peng Kosovën, derisa me gjestin e sotëm u tregua shumë miqësore me partinë serbe. /Indeksonline/

Temat: